Një kryebashkiak i PS është filmuar duke pirë drogë

Gazetari Artan Hoxha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pohuan se një kryebashkiak është kapur në video duke konsumuar lëndë narkotike në ambiente publike.

Të ftuar në emisionin ‘Opinion’ , dy të ftuarit u shprehën:

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë “denoncimin për kryebashkiakun”.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Sekretari i PD, Gazment Bardhi  deklaroi se Partia Demokratike po verifikon dhe 10 kryebashkiakë të tjerë që dyshohet se janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, mes tyre dhe një kryebashkiak në qarkun e Tiranës:

“Kemi dhe 10 raste të tjera. Pogradeci është një prej atyre rasteve. Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës. Është e vërtetuar por ende nuk kemi në dorë dokumentacionin”,- tha ai

Deri tani PD ka denoncuar 5 kryebashkiakë socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit që kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale dhe nuk mund të shërbejnë në poste si ai i kryebashkiakut: Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babani, Qerim Ismailaj dhe Agron Malaj.

SHKARKO APP