Një rrugë kryevepër për te Liqenet e Lurës dhe turizmit përreth (Foto)
“Vijon puna në kantierin e “Rrugës së Lurës”, rruga e shumëpritur lidhëse rajonale, 61km Perlat (Mirditë)-Lurë Arrës (Peshkopi), e cila përmbyllet në fund të vitit, duke hapur një portë të munguar mbi një prej bukurive më të rralla turistike të veriut, e duke shërbyer njëkohësisht edhe për zhvillimin ekonomik të zonave përreth”- shkruan Edi Rama dhe poston foto nga puna në këtë aks turistik.
Kjo zonë turistike kishte mbetur jetime ndaj investimi që po kryhet do t’i japë jetë dhe zhvillim Lurës dhe krejt zonës përreth.
Atje janë edhe liqenet e famshme të Lurës, që vitet e mbrapshta sollën prishjen e kurorës me pyje të pakrahasueshme të tyre.
Sipas ministrisë përkatëse, përveç kësaj rruge europiane e cila po ndërtohet, do të investohet në gjëlberimin e krejt zonës, pothuaj si dikur që rrezatonte gjelbërim.