Një memorial në sheshin “Skënderbej” për gratë që u dënuan nga komunizmi
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 05:09
Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Hope & Peace” me Qendër në New York, fton Presidentin, Qeverinë, Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, Artistët, Bisneset, Shoqatat e ish të Persekutuarve Politikë, Bashkinë Tiranë, OJQ shqiptare, të huaja apo edhe individë të ndryshëm, që të angazhohen në financimin e një Memoriali për Gruan ish të Burgosur e Persekutuar Politike në Shqipëri nga rregjimi komunist.
Në një njoftim për mediat, shoqata thekson se “ky Memorial (Monument) të vendoset pranë Sheshit “Skënderbe” tek vendi ku ka pas qenë vendosur statuja e diktatorit Hoxha. Me anë të kësaj Thirrje shpresojmë të gjejmë mbështetjen e duhur”,- thuhet në njoftimin e Shoqatës.