”Një ministër aktual i Ramës ka foto me Habilajt”
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 09:53
Klani Habilaj në Vlorë që drejtonte rrjetin kriminal të trafikut të drogës drejt Italisë, nuk dyshohet vetëm për lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri.
Gazetari Blendi Fevziu ka thënë sonte se në dijeninë e tij, ka foto të një ministri aktual të qeverisë ‘Rama 2’ me Habilajt, por pa e dhënë emrin e tij.
Moisi Habilaj u arrestua nga policia italiane pas disa disa vitesh hetime derisa u dokumentua veprimtaria kriminale e grupit të tij.

