Një ndërhyrje e rrallë në QSUT, mjekët operojnë një tumor në trurin e një pacienti
Aktualitet Kryesore E Shtunë, 4 Shkurt 2023 11:54
Mjekët shqiptarë janë profesionistë të vertetë. Ata falë talentit të tyre, por edhe të aparaturave të investuara nga shteti, po bëjnë të mundur të futen në operacione shumë të vëshitra.
“Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika”- shkruan kryeministri Edi Rama këtë të shtunë.