Një prej ish-drejtorëve të policisë mund të jetë larguar në SHBA

Një prej zyrtarëve të lartë tëq policisë prej të cilëve është lëshuar urdhër arresti dyhsohet të jetë larguar drejt SHBA-ve. Sipas Lapsi.al, Sokol Bode, ish-shefi i policisë kufitare të Dhërmiut mund të jetë larguar për në Amerikë.

Pas publikimit të fotos  me Habilaj-t ai u largua nga Policia e Shkodrës, ku shërbente pasi la detyrën e shefit të policisë kufitare në Dhërmi. Burime të Lapsi.al thonë se ka dyshime që Bode të jetë larguar drejt SHBA-së fill pas publikimit të kësaj fotoje. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Për momentin nuk dihet ende kur do të ekzekutohen tre urdhër arrestet e Prokurorisë. Veç Sokol Bodes ka mandat arresti edhe për Jaeld Celën, ish drejtorin e policisë Vlorë dhe Gjergj Kohilën, shefin e krimeve të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?