Një shqiptare kandidon për deputete në Itali

Shqiptarja e parë kandidate që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 25 shtator, është Anita Likmeta. Ajo është sipërmarrëse e re me origjinë nga Shqipëria dhe shtetësi italiane.

Ajo ndër kandidatët kryesorë, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila u krijua nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Theksojmë se kandidimi i Anita Likmetës është një ngjarje historike për komunitetin shqiptar që jeeton atje, i cili më në fund do të ketë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian për herë të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?