Një zjarrfikëse nga Gjermania për Pogradecin
Për Krishtlindje, qyteti i Pogradecit pret një dhuratë shumë të veçantë. Një zjarrfikëse Gjermane filloi pak dite me pare udhëtimin e saj të gjatë mbi rrotat e veta nga qyteti bregdetar i Wismar deri në portin Gjerman të Brake në Detin e Veriut me destinacionin perfundimtar qytetin e Durrësit.
Kompanite e EMS-Fehn-Group, investitori gjerman në Portin e Durrësit, së bashku me partnerët e tij, dhanë ndihmën e tyre për transportin e saj me distancën rreth 3,300 milje nga porti i origjinës deri ne portin e Durrësit. Zjarrefikesja u shkarkua nga EMS APO, operatori Gjerman ne terminalin lindor te portit te Durresit. Prej ketij terminali, zjarrefikesja filloi udhëtimin për në qytetin e Pogradecit, një distancë kjo rreth 170 km.
EMS-Fehn-Group u kujdes për organizimin e transportit te zjarrefikeses pa shpenzime, ne bashkepunim partnerët e saj, operatorët e terminalit te portit, te ngarkim-shkarkimit si dhe kontraktorin kryesor. EMS APO në Shqipëri u kujdes per shkarkimit e sigurt dhe profersional te zjarrefikeses.
Automjeti që i ka ofruar sherbime brigades se zjarrefikseve te Wismar deri në gusht 2016, është një dhuratë e iniciuar nga CHW (Christlicher Hilfsverein Wismar), Shoqata e Krishterë për Ndihmë Wismar. Ky shoqatë është aktiv për më shumë se 20 vjet duke mbështetur në mënyrë te vazhdueshme komunitetet tona, sidomos në zonën malore te Mokrës në juglindje të Shqipërisë.

