Nostalgjikët e Enverit: ”Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës”

Në përfundim të ceremonisë zyrtare të organizuar nga Bashkia Tiranë me rastin e 17 nëntorit, ditës së Çlirimit të Kryeqytetit shqiptar, tek monumenti i ”Ushtarit të panjohur” janë shfaqur nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha.

Ata vendosën kurora me lule dhe nderuan me simbole të komunizmit. Ithtarët e Hoxhës mbanin gjithashtu edhe pankarta me parrulla kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën e etiketojnë si ”qeveria neoballiste”.

Me siguri këtu i referohen rikthimit në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit dhe nderimit që iu bë me ceremoni shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?