”Nuk e dua hakmarrjen”, reagon babai i viktimës në Lushnje
Familjarët e të dyshuarve të masakrës së Lushnjës po ikin. Në qytet është përhapur fjala se familjet e viktimave do të marrin hak dhe kjo ka vënë në lëvizje të afërmit e Laert Haxhiut dhe të Orges Bilbilit. pas këtij lajmi, ka reaguar babai i njërit prej viktimave.
“Nuk kam menduar kurrë në ndonjë moment për hakmarrje”. Fatos Latifi, ka reaguar në lidhje me lajmet për një hakmarrje të mundshme mes familjarëve të viktimave dhe të autorëve.
Në qytet ka frikë se familjet e viktimave do të marrin hak dhe kjo ka vënë në lëvizje të afërmit e Laert Haxhiut dhe të Orges Bilbilit, ndaj dhe këta të fundit kanë nisur përgatitjet për tu larguar jashtë vendit.
Fatos Latifi në letrën e tij dërguar mediave shkruan se policia me mos veprim ka lejuar autorët të largohen nga Shqipëria.
“Atentatorët kërkojnë t’i heqin familjarët e tyre nga Shqipëria që të jenë të lire, të veprojnë përsëri. Kam kërkuar takim me z.Rama dhe nuk mora përgjigje, njëkohësisht kërkova dhe takim me ministrin e Brendshëm z.Xhafa por nuk ma afruan këtë mundësi. Ne këto kushte u bej apel nëpërmjet medias qe te vendosin drejtësi për masakrën qe u kushtoi jetën dy djemve të rinj në qytetin e Lushnjës dhe te parandalojnë humbjen e jetëve të tjera të pafajshme”.

