Nuk është Parisi, as Roma. Tirana vishet me dekorin e festave (FOTO)
Jo vetëm në kryeqytetet e Europës do të mësoheni të shikoni zbukurime dhe dekor me drita shumëngjyrëshe… tani edhe Tirana ka një dekor special për festat e funbd-vitit ndryshe nga ai i viteve të mëparshme.
Bashkia e kryeqytetit ka kryer këto ditë një punë gjigante për të rregulluar dekorin e festave nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës, ku fotogaleria e mëposhtme ju sjell qartazi pamjet se si duken ato natën.
Këtë punë e ka përshëndetur edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ka lënë pa falenderuar punonjësit e bashkisë për punën e bërë, por u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për zbukurimin e mëtejshëm të qytetit.
“Gjithçka gati për ndezjen e dritave të fundvitit ? Kolegët tanë të ndriçimit po i japin dorën e fundit çdo rruge. Shihemi nesër në orën 18:00 te Sheshi “Nënë Tereza”. Merr miqtë dhe eja”,- ka shkruar kryebashkiaku Veliaj në Facebook.








