Nuk i binden urdhërit të Policisë, arrestohen dy shtetas
Policia e Tiranës ka njoftuar se janë arrestuar dy shtetas për veprën penale “Kundërshtimi punonjësit të policisë së rendit publik”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Erison Dylja, 20 vjeç, banues në Tiranë ,Renis Deliu, 27 vjeç, banues në Bulqizë.
Mësohet se arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë, pasi rreth orës 04:00 në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Saukut”, kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë të Qarkullimit Rrugor, duke mos e lejuar të kryejë detyrën e tij.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim, parashikuara nga Neni 236/1-25 i Kodit Penal.

