Nuk ikën kryeministri po nuk humbi Lali Eri!

Nga Lindita Kokoli- 

Ky “Revolucioni” i Saliut vetëm revolucion nuk është. Është protestë për të marrë vulën dhe emrin e PD. Dhe i takon Berishës e jo grupimit Aliebaj & co.

Për të qenë realist nuk ka asnjë logjikë në botë që mund t’i japë dikujt tjetër emrin, flamurin dhe selinë Blu. Ato i takojnë vetëm PD së Berishës.

Ndërkohë Edi Rama është vendosur nën shënjestër nga opozita. Sidomos për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së. Por duket se kjo gjë më shumë po bëhet mediatike sesa juridike, pra që gjykata të hetojë apo nxjerrë fakte, të cilat mund ta komprementonin kryeministrin shqiptar.

Duke qenë në fushatë elektorale, si rregull shqiptar, përdoret dhe thuhet gjithçka; e qenë dhe e paqenë. Mjafton të thuhet dhe të dalin në rrjetet sociale apo në eter.

E verteta mbetet se Edi Rama ikën vetëm nëse Erion Veliaj humb Tiranën.

Pse?

Nëse ndodh kjo, që nuk ndodh, atëherë opozita e bllokon qeverinë qendrore sepse ka marrë “kështjellën e PS-së”, Tiranën dhe brenda vitit ka zgjedhje të parakohshme parlamentare. E jo e shkruar, por si rregull mbetet që nëse një qeveri detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme i ka të humbura ato.

Ndaj Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë fatin politik të lidhur bashkë.

Ra bashkia, bie edhe qeveria!

Por Erion Veliaj nga çdo sondazh dhe nisur nga punët që ka bërë për një Tiranë europiane, ku një herë “kryeqyteti europian i rinisë” dhe tani “kryeqyteti europian i sportit”; pra lali Eri nuk humb edhe në këto zgjedhje të 14 majit.

Kështu që as Rama nuk bie!

Nëse do të kishim një opozitë të re, të besueshme dhe të paprovuar në qeverisje, mund të ndryshonte skena politike në të mirë të shqiptarëve.

Por këta janë, tash sa vjet e tash sa mot!

SHKARKO APP