Nuk merr fund radha në Kapshticë, problem pala greke

Në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Mësohet se rradha ka ardhur pasi po punohet me orare të reduktuara nga ana e palës greke. Radhët e gjata janë krijuar pasi pala greke punon vetëm me një sportel, ndërsa qytetarët shprehen të indinjuar me këtë që po ndodh në pikën e kalimit në Kapshticë.

Sakaq, pala shqiptare punon me tre sportele në hyrje dhe një sportel në dalje.

Gjithashtu bëhet me dije se janë krijuar radhë të gjata mjetesh, të cilat po qendrojnë për disa kohë në radhë dhe presin që të kalojnë pikën kufitare në drejtim të Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?