Nuk respektoi barazinë gjinore në lista, ja gjoba për PD

Nëpërmjet një deklarate për mediat, KQZ-ja ka deklaruar sot se nga 18 parti politike të cilat morën pjesë në zgjedhjet 25 qershorit, vetëm 8 prej tyre kanë zbatuar ligjin dhe kanë dorëzuar pasqyrën e shpenzimeve financiare gjatë fushatës.

KQZ vendosi sanksionin administrativ për subjektin zgjedhor Partia Demokratike në masën 12.000.000 lekë , për mospërmbushjen e detyrimit të parashikuar nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zonat zgjedhore.

Sipas ligjit “Për partitë politike”, çdo subjekt politik i cili është i regjistruar në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nga ana e KQZ-së nuk është bërë e ditur se kush janë subjektet politike që kanë dorëzuar kanë dorëzuar raportin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se raporte e dorëzuara do të bëhen publike brenda muajit tetor. Gjithashtu KQZ-ja ka bërë të ditur se do të ndërmarri masa administrative ndaj 10 subjekteve politike që nuk e kanë dorëzuar raportin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata për mediat e KQZ:

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj për raportimin financiar të fushatës zgjedhore nga partitë politike. Ligji “Për partitë politike “i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, ka përcaktuar që çdo parti politike që është regjistruar në zgjedhje duhet të bëjë publik dhe të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zjedhjeve një raport për deklarimin financiar të fushatës.

Për herë të parë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

Afati i ligjor për zbatimin e këtij detyrimi ligjor nga ana e partive politike ka qënë data 25 shtator 2017. Nisur nga fakti që ky raportim bëhet për herë të parë për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, KQZ ka komunikuar në mënyrë intensive me financiarët e partive politike duke ju kërkuar zbatimin e ligjit “Për partitë politike” dhe dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore.

Deri tani, nga 18 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 8 parti politike. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?