Nuk zgjat shumë entuziazmi në Tiranë dhe Shkup, qeveria bullgare nuk heq dorë: Nuk lejojmë!
Sot nga Bullgaria erdhi një lajm entuziast për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe BE, nga ana tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara“, shkruan Varhelyi.
Por mësohet se qeveria bullgare i ka rrëzuar propozimet e opozitës, duke lenë në fuqi vendimet për mosdhënien e “PO”-së për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.
Por nga ky vendim negativ dëmtohet edhe Shqipëria.

