Nuset nuk harrojnë, vota e shenjtë si martesa (FOTO)

Kjo e dielë i ka gjetur shqiptarët me gëzimin e festës së Bajramit të Madh dhe me obligimin për të votuar. Por në këto ditë të nxehta, dasmat nuk mungojnë por kur të bie të martohesh ditën e zgjedheve, është rast i rrallë.

Me interes të lartë është parë edhe rasti i dy nuseve në Qarkun e Fierit. Rasti i parë është regjistruar në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, gjatë orëve të paradites dhe vetëm pak orë më vonë në qytetin e Lushnjes një çift është paraqitur në të njëjtën qendër votimi për të votuar.

Me votën në kutinë e votimit dhe me firmë në certifikatën e martesës këto dy nuse padyshim që sot kanë bërë dy nga zgjedhjet më të rëndësishme të së ardhmes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?