Nxori armën gjatë përplasjes me tregtarët e duhanit në Shkodër, pezullohet 3 ditë shefi i Krimit Ekonomik
Por këtij reagimi të shefit të Krimeve, tregtarët e duhanit i janë përgjigjur duke e gjuajtur atë me sende të forta.
Përplasja ka ndodhur në lagjen “Rus” në Shkodër, dhe kjo nuk herë e parë që ndodh, ndërsa inspektorët e Tatimeve dhe të Krimit Ekonomik të drejtorisë vendore të Policisë së Shkodrës, po zhvillonin një aksion blic për sekuestrimin e sasive së duhanit që ata shesin çdo ditë aty.
Sakaq, ditën e sotme, Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetim ndaj punonjësve që nxorën armën gjatë përplasjes me tregtarët. Mësohet se ndaj tyre ka nisur hetim kryesisht për “shpërdorim detyre”.
Ndërsa sipas SHKB, Pjerin Lazri është pezulluar 3 ditë nga detyra, dhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.
/BW

