Nxori armën në mes të lokalit, arrestohet punonjësi i Gardës

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga këtë të martë pasi akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Kanosje”. Bëhet e ditur se në pranga është vënë inspektor D. K., 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, 44-vjeçari rezulton se rreth orës 12:10 është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se D.K., duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkoolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

SHKARKO APP