O yll! Qytetarja ka një kërkesë ndaj Ramës për ”kazanin”
Edhe këtë të dielë kreu i qeverisë ka uruar ndjekësit e tij, një traditë kjo e kryeministrit që mëngjesin shqiptarëve ja uron me një reklamim të punëve të qeverisë.
Teksa Kryeministri Rama ka uruar për të gjithë një ditë të mbarë, këtë radhë nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët e kanë mbushur me komente postimin e tij.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë pamje fantastike të lindjes së diellit mbi një prej parqeve në Sheshin e rilindur Skënderbej, ju uroj një të dielë të qetë” shkruan Rama
Disa prej tyre i kërkojnë të zgjidhë konfliktin në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, që pas çështjes së Himarës ka parë shumë qytetarë të presin me orë të tëra në dogana.
Por një qytetare tjetër, ndryshe nga aktualiteti politik, e ka parë si më parësore kryerjen e procesit të vettingut. Por këtë radhë jo më në Drejtësi, por në media, pasi siç thotë qytetarja, janë me mijëra euro që lëvizin në media, dhe për të cilat askush nuk flet se nga është burimi.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523.288499.138734771522/10155282989051523/?type=3&theater


