Obama nga Gjermania i bën thirrje Trump të mos dorëzohet para Rusisë
Barak Obama i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump të mos dorëzohet përballë Rusisë nëse ajo devijon nga vlerat e dhe normat ndërkombëtare. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren Angela Merkel, Obama garantoi se marrëdhenia me NATO do të mbetet e paprekur. Dy liderët nënvizuan vijimin e raporteve të ngushta BE-SHBA dhe të negociatave për marrëshjen e tregtisë së lirë.
Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Donald Trump që të qëndrojë i fortë përballë Rusisë, nëse ajo devijon nga vlerat dhe normat ndërkombëtare. Duke folur në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, Obama tha se shpreson që Presidenti i sapozgjedhur të ketë një qasje serioze në marrëdhenien me Rusinë. Por presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara tha se marrëdhënia me aleatët e NATO-ss do të mbetet e paprekur, garanci që sic tha ai e ka marë nga Trump.
Dy liderat Merkel dhe Obama theksuan rëndësinë e vijimit të negociatave të tregtisë së lirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Unionit Europian. Merkel u shpreh optimiste se marrëveshja do të nënshkruhet një ditë, teksa garantoi se Berlini do të bëjë gjithçka për të punuar edhe me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, i cili ka kundërshtuar marrëveshjen e debatuar të tregtisë së lirë.
Presidenti amerikan pritet të zhvillojë bisedime me kryeministren e Britanisë së Madhe Tereza Mei dhe udhëheqësit e Francës, Italisë dhe Spanjës të premten, para se të udhëtopjë drejt Perusë.
Obama dhe zonja Merkel gjithashtu diskutuan krizat në Ukrainë dhe Siri, luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik si dhe rezultatin e zgjedhjeve amerikane. Të dy udhëheqësit kanë krijuar një partneritet të fortë me kalimin e viteve, marrëdhënie e cila i mbijetoi edhe skandalit të Agjensisë Amerikanë të Inteligjecës që kishte përgjuar edhe vetë kancelaren gjermane Merkel.
Obama është shprehur për Merkel se është ndoshta partneri më i ngushtë ndërkombëtar” i tij. teksa fitorja e Trump ka lënë ankth në Gjermani dhe Europë, mediat gjermane shkruajnë se raporti Merkel Obama me shumë gjasë nuk do të pasohet në marrëdhenien Merkel- Trump.
KOHA JONË SONDAZH

