Oferta e Ramës për opozitën, reagon PD: Ftesat janë fallco dhe po bëhen për të mbuluar dështimin

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar ndaj ftesës që Edi Rama bëri sot për “tu bashkuar në betejën kundër koronavirusit”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një reagim për mediat u shpreh se ftesat e Edi Ramës, pasi ka sulmuar me batuta ordinere opozitën, janë fallso dhe synojnë të fshehin dështimin e qeverisë në menaxhimin e situatës.
“Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë”,- deklaroi Gazment Bardhi.

Ditën e sotme, kryeministri sulmoi opozitën për reagimet që ka bërë gjatë pandemisë. Ai tha se qëndrimet e saj tregojnë se nuk është asgjëkundi. Ndërkohë, pas sulmeve kryeministri ftoi kreun e PD-së, Lulzim Basha për të bashkëpunuar në betejën kundër pandemisë.

““Le t’i bashkojmë pa u menduar forcat dhe të diskutojmë hapat. Le t’i ballafaqojmë sy më sy me takime online vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimet e tyre. Le t’i flasim popullit me një zë.
Thirrja ime është të bashkojmë forcat, të diskutojmë hapat, të ballafaqojmë sy më sy on line vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimt të tyre, të flasim me një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari që nga Shkodra ku e kujtojnë COVID si virusi komunsit dhe deri në Vlorë ku e kujtojnë si opozitë dhe qeshin, të dalim bashkë si popull faqebardhë nga kjo luftë”,- tha kryeministri Edi Rama.

https://arkiva.kohajone.com/rama-sulmon-opoziten-pastaj-fton-bashen-eja-luftojme-bashke-koronen/

SHKARKO APP