Olta Xhaçka takohet me homologen sllovene, Tanja Fajon, në Selanik

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka është takuar me homologen e sapoemëruar të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mes tyre u zhvillua pak para ministerialit të SEECP që mbahet sot në Selanik. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhacka shkruan se dita ka nisur mbarë me takimin me Fajon, të cilën e cilëson si mike dhe mbështetëse t ëintegrimit të Shqipërisë në BE.

“Fillim i mbarë i ditës me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE. Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, shkruan Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?