‘Omerta’ e trafikantit shqiptar të kapur me 2 ton drogë

Roland Rrapaj, 19-vjeçari nga Vlora, i arrestuar pak ditë më parë nga policia italiane përgjatë operacionit të sekuestrimit të rreth 2 ton drogë në provincën e Ferrarës ka heshtur në gjykatë.

Rrapaj ka preferuar të heshtë përballë pyetjeve të autoriteteve italiane dhe gjykatësi pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi ndaj tij masën e arrestit me burg, me akuzën e transportit dhe trafikimit të lëndës narkotike, raportojnë mediat lokale.

Së bashku me Roland Rrapaj në bordin e dy furgonave ku u sekuestrua lënda narkotike, po udhëtonin dhe dy trafikantë të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve, droga e sekuestruar në 90 pako të mëdha në sasinë e 2.041 kg marijuanë e 10 kg hashash do të sillte grupeve kriminale një vlerë përfitimi prej 20 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po sipas autoriteteve italiane, kjo sasi droge kishte mbërritur nga Shqipëria në brigjet e qytetit Ravennate e po transportohej me dy furgona drejt tregjeve ilegale të shitjes në Bologna e në rajonin e Venetos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?