Operacioni i SPAK, Sali Berisha: U paguan qese me para që Ndoka të arratisej nga Shqipëria

Sali Berisha, nga ballkoni i banesës, ka komentuar përpara mbështetësve të tij operacionin e SPAK. Berisha tha se janë paguar qese me para që të njoftohej Arben Ndoka dhe të arratisej nga Shqipëria.

”Të dashur miq, Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit. Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij serial killer, dje bëri bllofin e radhës. Deklaroi se ka prerë 50 urdhër-arreste. 

Asnjë i arrestuar në 50 urdhra të lëshuar. Ky është operacioni i turpshëm i Taulant Ballës dhe Altin Krimit. E kam ndjekur me shumë vëmendje, isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria. Arben Ndoka sot është në Dubai, kurse Altin Dumani është në turpin e tij në zyrën e shtetit”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?