Operacioni ne Durres – Fsheh 94 pako hashash në pjesën e rrotës, skaneri në port ia zbulon

Një sasi prej 26 kg marijuanë ishin fshehur tek pjesa e rrotës në tentativë për ti kaluar nga porti i Durrësit drejt Italisë. Skaneri zbuloi ngarkesën ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit Bajram Myftaraj 23 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni nga policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Policia kishte informacione në rrugë operative dhe mbrëmjen e 11 nëntorit u bë sekuestrimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Durrësit informon “Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault me targa AA 277 PF që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?