Orest Sota, që u kap me 863 mijë euro dhe 2 patentat e Tahirit apelon masën e sigurisë

Pas masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Elbasanit për biznesmenin Orest Sota, i cili u kap me 863 mijë euro, avokatët e tij kanë apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Por deri më tani nuk ka ardhur një vendim nga Apeli i Durrësit, duke penguar rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit te Krimet e Rënda.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “arrest me burg” për biznesmenin Orest Sota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas marrjes së vendimit nga Apeli i Durrësit, pritet që rivlerësimi i masës së sigurisë të bëhet më 20 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?