OSHEE importon 35.5 milionë euro energji vetëm për një muaj

Vetëm për muajin dhjetor Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka blerë rreth 35.3 milionë euro energji elektrike. Fitues të tenderit janë shpallur  7 kompani të cilat kanë ofruar energji  për OSHEE me çmime që variojnë nga 57 euro deri 94 euro për megavat.

Mësohet se tenderi për blerjen e energjisë për muajin dhjetor ka qenë i vështirë pasi kriza energjetike ka prekur të gjitha vendet e rajonit duke shkaktuar rritje të çmimeve por edhe të kërkesave  për energji.

Importi i energjisë për muajin dhjetor lidhet me nivelin e ulët të Fierzës por njëkohësisht edhe me nevojat e larta të vendit për konsum në këtë periudhë. Muaji dhjetor njihet si piku i shpenzimit të energjisë elektrike si rezultat i temperaturave të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata duket e vështirë edhe për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm nëse moti do të vijoj të jetë pa reshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parashikohet që ky institucion të importojë energji  e cila do kap një kosto prej 50 milionë eurosh .Sasia e importuar e energjisë elektrike do të mbulojë më shumë se gjysmën e nevojave të vendit.

Blerja e energjisë elektrike për këtë vit ka rënduar edhe në buxhetin e shtetit dhe  me aktin e fundit normativ këtij sektori iu dha  3 miliard lekë shtesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?