Padi për landfillin në Kavajë, Sakja: Është ndërtuar ilegalisht

“Masakër mjedisore”, e ka cilësuar kryetari i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja hedhjen e mbetjeve urbane pa kriter në fshatin Çorum. Sakja në një forum sensibilizues të organizuar në kuadër projektit Lëviz Albania në Kavajë, bëri me dije se bashkia ka bërë një kallëzim penal në prokurori për masakër që vijon prej vitesh.

“Në fshatin Çorum, zonë me potencial turistik, ishte krijuar një vend për hedhjen e mbeturinave. Kam bërë kallëzim penal për këtë situatë dhe pres që Prokuroria e Kavajës t’i shkojë deri në fund hetimit e të verë para përgjegjësisë personat që kanë lejuar këtë masakër mjedisore të krijuar prej 6 vjetësh”, ka deklaruar Sakja.

Një tjetër ndotje masive mjedisore po ndodh vetëm 1 km larg godinës së bashkisë, në lagjen numër dy. Brenda territorit të ish-repartit ushtarak çdo ditë hidhen mbetje inerte dhe urbane, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e familjeve që jetojnë këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Kavajës nuk ka një vend-depozitë për hedhjen dhe trajtimin e mbetjeve urbane të cilat me automjetet e firmës që bën pastrimin e qytetit dërgohen në Durrës ose Rrogozhinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?