Paditet Ujësjellës Kanalizime, punësoi 18 persona gjatë fushatës

Drejtuesja e taksforcës dhe njëherazi zv kryeministrja Ledina Mandia ka kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime për punimet para zgjedhjeve.

Sipas zv kryeministres, kjo shoqëri ka punësuar 18 persona pas datës 26 maj 2017 në shkelje të kodit elektoral.

Në njoftimin për median, zyra e zv kryeministres bën me dije se Informacioni është verifikuar edhe nga Drejtoria e Tatimeve nga e cila kanë ardhur të dhëna mbi punësime dhe largimet rishtazi për periudhën zgjedhore për të gjitha institucionet shtetërore përfshire këtu edhe shoqëritë tregtare me kapital 100 % shtetëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Task Forca është ngritur që prej fillimit të fushtaës për monitorimin e administratës shtetëore me qëllim mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?