Pafajësi viktimave të komunizmit, Braho: S’ka propozim nga Nishani

Deputeti i LSI, Spartak Braho i cili mori pjesë në festimet e kësaj date në Shkoder, deklaroi se presidenti nuk ka bërë asnjë propozim për shpalljen të pafajshëm të viktimave të komunizmit. Ai theksoi se viktimat e luftës i shpall vetëm gjykata, e cila jep edhe pafajsinë.

“Nuk e di, presidenti Nishani nuk ka bërë ndonjë propozim për shpalljen të pafajshëm të viktimave të komunizmit. Ai ka bërë një dekorim për ca të ashtuquajtur viktima të lufës, kryesisht ishin kontigjent i Ballit Kombëtar. Viktimat e komunizmit shpallen me vendim gjykate vetëm ajo të jep pafajësi. Ligjet ekzistojnë le të marrë inisiativë  ti drejtohet gjykatës dhe kjo e fundit vendos për pafajësinë”, tha ai.

Më 9 nëntor në ceremoninë e dekorimin e 38 martirëve të Kishës Katolike me titull “Flamuri Kombetar”  Presidenti  kërkoi hartimin e një ligji të posaçëm nga Parlamenti që ngarkon Ministrinë e Drejtësisë për të rigjykuar të gjitha rastet e dënuar nga diktatura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nishani deklaroi atëherë: Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë, duke nga këta 38 martirë si një masë e domosdoshme, si dallimi esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen , si ndarjen e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?