Pagat e shqiptarëve në shesh, i arrestuari punoi për një miliarder rus
Endri Ikonomi është njëri prej 4 të arrestuarëve nga Policia për skandalin e rrjedhjes së pagave të shqiptarëve, e që rezulton të ketë punuar deri së fundmi për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri.
Kompania në fjalë është e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB të cilat ”Euronews Albania” i disponon, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.
Biznesmeni 57-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko, raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.
Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi skemën e abuzimit, ku tha se kemi të bëjëmë me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën.

