Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pak para nisjes për në SPAK, Lulzim Basha fillon e zbërthehet…

Pak para nisjes për në SPAK, Lulzim Basha fillon e zbërthehet…

Aktualitet
E shtunë, 9 Nëntor 2024 06:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dosja e nxehtë e 21 janarit po hetohet me intensitet të madh. Prokurorët po hetojnë çdokënd që ka faj apo gisht në këtë ngjarje makabre, ku u vranë qytetarë të pafajshëm.

Deri tani kanë vajtur për të deshmuar disa emra, jo pak të rëndësishëm për kohën e ngjarjes dhe vetë ngjarjen. Pritet të dëshmojnë Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha, Bamir Topi dhe Edi Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 4 minutash
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 58 minutash
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 1 ore

Ndërkohë, pak para vajtjes në SPAK, ka nxituar të flasë publikisht ish-ministri brendshëm e i momentit të te 21 janarit, Lulzim Basha. Duke e ditur se përgjegjsia ligjore bie mbi të (se ka qenë ministër i brendshëm), ndonëse nuk ka patur asgjë në dorë atë ditë dhe as përditë, sepse ishte Sali Berisha që diktonte dhe vendoste për gjithçka; pra mbrëmë (datë 8 nentor 2024) Basha filloi të zbërthehej. Ai e dinte se intervista regjistrohet nga SPAK, sepse është person nën hetim, paçka se nuk ka dalë akoma zyrtarisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

21 janari mbetet në përgjegjsinë ligjore direkte e komandantit të gardës në atëkohë dhe Lulzim Bashës si ministër i brendshëm. Por nëse Basha fillon e tregon krejt të vertetën se kush e drejtoi dhe kush dha urdhër atë ditë për të qëlluar mbi turmën, ka shanse të shpëtojë.

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar protestën e 21 Janarit 2011, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm. Basha ka pranuar se ka pasur një dilemë të fortë etike për dorëheqjen gjatë asaj periudhe, por ka theksuar se ai vendosi të mbante detyrën për të ruajtur rendin publik.

“Po, është e vërtetë. Çdo dilemë etike për të braktisur detyrën në ato ditë do të kishte pasoja të rënda për rendin publik. Kam bërë një zgjedhje në funksion të detyrës,” tha Basha.

Basha shtoi se shumë gjëra kanë ndodhur gjatë asaj proteste, dhe i bëri thirrje për një hetim të pavarur, të cilin ai e konsideron të nevojshëm për të sqaruar të gjithë ngjarjet, duke kërkuar që drejtësia të merret me çdo aspekt të ngjarjes, nga momenti i parë deri te i fundit.

Endri Xhafo: A kërkuat të dorëhiqeshit atë ditë, por disa persona ju këshilluan të mos e bënit?

Lorenc Vangjeli: Dy emra ua them unë, Bamir Topi president i Republikës dhe i ndjeri i paharrueshëm, Sokol Olldashi.

Lulzim Basha: Atë ditë dhe në javën në vijim çdo dilemë etike për të braktisur detyrën do të ishte me pasoja për një ngjarje të nderë të rendit publik. Kam bërë një zgjedhje jo të lehtë në funksion të interesit publik.

Endri Xhafo: Më kanë thënë që Lulzim Basha ka dashur të japë dorëheqjen si një mënyrë për t’i distancuar për atë që ndodhi…

Lulzim Basha: Po, është e vërtetë, por më bëre të them diçka që nuk ka vlerë sot. E vetmja vlerë që ka sot, është kjo, që në balancë ato ditë, ato javë ishim në prag të një shkalafitje shtetërore, të një shoqërie që një dekadë e gjysmë më parë kishte përjetuar diçka shumë të dhimbshme me kosto të lartë, duhet të prevalonte në fund gjithmonë interesi publik.

Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra. Duhet një hetim i ndarë nga politika, duhet të merret në shqyrtim nga drejtësia çdo gjë nga momenti i parë te i fundit. Nuk më takon mua në veçanti ish-ministër i Brendshëm dhe askujt tjetër që ka qenë pjesëtar në atë ngjarje, të bëjë gjyqin në studion televizive sepse kjo është arsyeja se pse 13 vjet më vonë Rama nuk kërkon falje as për 21 janarin dhe as për marrjen e Ilir Metës, sebepin e 21 janarit…

Lorenc Vangjeli: Ju kërkuat dorëheqjen e Edi Ramës se thatë ka dalë në përgjimet e banditëve. Ndër ju do të duhej të kishit detyrimin moral bazuar në kodin moral për të dhënë dorëheqje sepse ishin përgjegjës nga pikëpamja e hierarkisë të banditëve që qëlluan dhe pushkatuan pa gjyq 4 qytetarë…

Lulzim Basha: Të mos ta mbyllim me një pretencë të njëanshme. E rëndësishme është që edhe në këtë ngjarje si në çdo ngjarje tjetër ka një diferencë bardhë dhe zi të qëndrimeve të protagonistëve 34-vjeçarë dhe qëndrimeve të mia. Unë kam besuar prej ditës së parë në politikë se nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer qytetarëve përveç ligjit. Nuk ka siç pretendojnë këta shkelje ligji për t’i shërbyer qytetarëve, është marrëzi në rastin më të mira dhe poshtërsi në rastin më të keq. Zoti Rama sot përdor gjithçka jo vetëm për mandatin e pushtetit por për t’iu imponuar drejtësisë, për të shpërbërë ose vënë në kontroll SPAK-un…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 4 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!
Para 14 minutash

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 47 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 58 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.