Paketa e re fiskale, Ahmetaj: Ja kategoritë e bizneseve që përfitojnë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, informon se ndryshimet fiskale të muajit qershor janë gati për t’u miratuar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Ahmetaj deklaroi se ndryshimet parashikojnë rritjen e pragut të xhiros dhe uljen e tatim-fitimit nga 15 për qind në 5 për qind. Kreu i Financave Ahmetaj tha se biznesi me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë do të paguajë 5 për qind tatim-fitim nga 15 për qind që paguan aktualisht.

”Çfarë bëmë me taksën e biznesit të vogël? Paguhej 1.5 përqindëshi, paguhej dhe tatimi i thjeshtësuar për fitimin mbi xhiron. Çfarë bëmë ne? I hoqëm. I bëmë zero. Çfarë po bëjmë tani, kalon javën tjetër në qeveri. Nga 8 milionë deri në 14 milionë, e ngremë tavanin e deklarimit për tatim-fitimin 5 për qind dhe fusim dhe gati 10 mijë biznese të tjera. Në numërim të bizneseve, janë rreth 95 mijë biznese që e kanë taksën nga 0 deri në 5 për qind, që do të thotë në llogari të të gjitha bizneseve aktive, 91 për qind e të gjitha bizneseve në Shqipëri e kanë taksën nga 0 në 5”, u shpreh Ahmetaj nga Fieri.

Paketa fiskale do të ulë tatim-fitimin, edhe për industri të caktuara, të cilat shteti do t’i stimulojë, si agroturizmi. Në draftin e Ministrisë së Financave për agroturizmin është propozuar që tatim-fitimi për këto biznese të jetë nga 15 për qind në 5 për qind. Ato biznese agroturistike që do të kenë qarkullim më të vogël se 14 milionë lekë, automatikisht përfitojnë uljen e normës së tatimfitimit. Për këto subjekte është parashikuar që edhe TVSH-ja për shërbimet që ofrohen, përveç akomodimit, i cili është me normë të reduktuar 6 për qind, edhe ushqimi apo shërbim tjetër në fermën turistike të ngarkohet me nivel TVSH-je 6 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në paketë fiskale është propozuar edhe ulja e tatim-fitimit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Aktualisht, është në fuqi një skemë favorizuese për fermerët individualë, të cilët deri në qarkullimin 5 milionë lekë përfitojnë 20 për qind TVSH për produktet që ata shesin për eksportuesit apo përpunuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimet parashikojnë që shoqërive të bashkëpunimit bujqësor me xhiro deri në 5 milionë lekë do t’u ulet tatim–fitimi nga 15 për qind që është aktualisht në 5 për qind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?