Pamje të rënda/ Një person po kërcënon me hedhje nga vinçi në mes të Tiranës
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 05:57
Një person ka hipur në një vinç në Tiranë dhe kërcënon me hedhje. Personi ende i pa identifikuar ka hipur tek një vinç pranë Pallatit të Kulturës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën pranë qendrës së Tiranës.
Ende nuk dihen arsyet perse personi në fjalë kërcënon të hidhet nga lartësia. Ky nuk është rasti i parë dhe në rastet e mëparshme, personat kërcënues kanë zbritur pas negociatave me policinë.
/Ora News

