Pandemitë globale, pjesë e historive me miliona viktima është edhe Shqipëria
Sot bota është nën frikën e pandemisë së Covid-19. Në rrezik nga pandemia e koronavirusit, janë mbi 50 milionë vende pune në sektorin e turizmit dhe udhëtimeve. Kjo nuk është pandemia e parë, pasi e shkuara numëron 6 pandemi globale me përmasa dramatike për njerëzimin. E para është murtaja e Athinës, në vitet 400 para Krishtit, gjatë Luftës së Peloponezit. Zgjati 4 vite dhe vrau një të katërtën e popullsisë. Më vonë, një tjetër murtajë preku botën, në vitet 165-180 pas Krishtit. Për pak shkatërroi Perandorinë Romake dhe vrau rreth pesë milionë njerëz.
Murtaja e Justinianit nisi në vitin 541 në Etiopi dhe Egjipt, duke u përhapur në Turqi dhe Europë për 209 vite rresht. Sipas kronikanëve, shënoi 10 mijë viktima brenda ditës vetëm në Kostandinopojë.
Panidemia në Francë shënoi 25 milionë të vdekur. Vdekja e Zezë që shkaktoi 75 milionë të vdekur nisi nga Azia në 1331 e vazhdoi në Europë. Cikli i saj i parë zgjati mbi 20 vjet. U rikthye herë pas here ndër shekuj duke vrarë rreth 137 milionë njerëz. Nga kjo murtajë u prek dhe Shqipëria. Historiani Etnor Canaj, në lidhje me studion e A2, dha detaje të secilës prej këtyre pandemive dhe kryesisht Vdekjes së Zezë që shfarosi qytetet në jug të Shqipërisë.
Në kohërat moderne. Gripi spanjoll, në 1918-1920, preku disa shtete në Europë, SHBA e Afrikë. Shkaktoi 500 milionë infeksione dhe mbi 25 milionë vdekje, më shumë se Lufta e Parë Botërore. Në 1957, gripi aziatik, shkaktuar nga H2N2, vrau rreth 2 milionë njerëz. U mposht pasi iu shpik vaksina.
Në një kohë që Shqipëria është në shtetrrethim dhe ka shënuar deri më tani 33 të prekur nga Covid-19, një optimizëm vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore. Sipas tij ”epidemia që po përhapet tani në itali nuk është njëlloj si epidemia që u përhap në Kinë dhe besoj se nuk është e sigurt që covid i ri do të përhapet në masë edhe në Jug të Italisë”.
Italia e jugut që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga koronavirusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut. Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rënda.
Në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi. Në rast se është e vërtetë siç konstaton prof. Gallo, që për arsye të panjohura koronavirusi lëviz më shumë nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug, Shqipëria ka shumë mundësi të mbetet vetëm në kufijtë e dallgës së tij infektuese.
KOHA JONË SONDAZH

