Panik në rrugë, makina bëhet shkrumb e hi. Krijohet trafik në aksin Bradashesh-Tuneli i Krrabës

Një automjet u përfshi nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Bradashesh-Tuneli i Krrabës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit. Mjeti u dogj plotësisht, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri nisi nga një defekt elektrik.

Qarkullimi u ndërpre për rreth 30 minuta gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, por më pas rruga u hap dhe trafiku vijoi normalisht.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?