Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.1 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku fëmijëve: “Shpirti Shenjt na shoqëron në jetë”

Aktualitet E diel, 26 Maj 2024 16:40
Papa Françesku fëmijëve: “Shpirti Shenjt na shoqëron në jetë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pesëdhjetë mijë besimtarë ishin të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit për Meshën e Ditës Botërore kushtuar të vegjëlve. Në ditën kur Kisha kujton Trininë Shenjte, Françesku dialogoi me ta, duke kujtuar dashurinë e Atit dhe “të Jezusit, që fal gjithçka e gjithmonë”. Së bashku me ta ai tha Falemimërinë, kërkoi lutje për paqe dhe shpalli Ditën e ardhshme Botërore të Fëmijëve, në shtator 2026.

R.SH. / Vatikan

Pesëdhjetë mijë besimtarë të pranishëm sot në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, për Meshën e Ditës Botërore kushtuar të vegjëlve. Papa flet me ta si një katekist ekspert dhe shpjegon, me fjalë të thjeshta, kuptimin e Trinisë Shenjte. Në festën e Trinisë Shenjte, Papa Françesku dialogon me fëmijët nga mbarë bota, duke kujtuar dashurinë e Atit dhe “Jezusit që fal gjithçka dhe gjithmonë”. Pastaj, së bashku me fëmijë Ati i Shenjtë reciton uratën ‘Të Falemi Mari’, kërkon të lutet për paqe në botë dhe shpall Ditën e ardhshme Botërore të Fëmijëve e cila do të mbahet për shtator të vitit 2026.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një homeli e jashtzakonshme, ajo e Meshës së sotme të cilën Papa ua drejtoi fëmijëve me gjuhën e tyre, në këtë ditë gjithashtu të jashtëzakonshme, Ditën e Parë Botërore të Fëmijëve!

Ati na krijoi, Jezusi na shëlboi, Shpirti Shenjt na shoqëron. Në ditën kur Kisha kujton Trininë Shenjte, Papa Françesku u shpjegon mijëra fëmijëve të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit për Ditën I Botërore kushtuar atyre, misterin e Zotit, një në tre vetë. E bën këtë duke biseduar me fëmijët dhe duke u kërkuar përgjigje. “Ne jemi këtu për t’u lutur së bashku, për t’iu lutur Zotit A jeni dakord?”, fillon ai, duke përsëritur se Ati Krijues “na do shumë” dhe na bën të rritemi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përvujtëria e kërkimit të faljes nga Jezusi
“Jezus!” – thërrasin fëmijët kur Papa i pyet për emrin e Birit të Zotit. “T’i lutemi Jezusit që të na ndihmojë dhe të jetë pranë nesh”- porosit Françesku – sepse “Kur marrim kungimin, marrim Jezusin dhe Jezusi na i fal mëkatet”. Kjo ndodh “gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë” – kujton Papa – “i ndodh një burri a një gruaje me shumë mëkate”, “madje edhe mëkatarëve më të shëmtuar”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Para 40 minutash
Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër

Para 40 minutash
Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 7 orësh

Mos e harroni këtë: Jezusi fal gjithçka, fal gjithmonë dhe ne duhet të kemi përvujtërinë për të kërkuar falje. “Më fal, o Zot, se gabova! Jam i ligësht. Jeta më ka krijuar vështirësi, por ti fal gjithçka. Do të doja ta ndryshoja jetën time, më ndihmo, të lutem!”.

Lumturia e fesë
Nuk është e lehtë – vazhdoi Papa – të shpjegojmë se kush është Shpirti Shenjt, që e kemi “brenda nesh”, sepse e marrim në Pagëzim dhe ndër Sakramente, e “na jep forcë, na ngushëllon në vështirësi”. Shpirti Shenjt, përsëriti, është ai “që na shoqëron në jetë”. E u kërkoi fëmijëve ta përsërisin atë pesë herë, përpara se t’u shpjegojë lumturinë e besimit.

Të dashur vëllezër e motra, djem e vajza, jemi të gjithë të lumtur sepse besojmë. Besimi na bën të lumtur. Besojmë në Zotin, që është – të gjithë së bashku – “Ati, Biri e Shpirti Shenjt”.

Lutja Marisë për paqe
Të krishterët kanë edhe një nënë – “Marinë” – përgjigjen fëmijët, të cilëve Françesku u kërkon të luten duke e përshëndetur Marinë me të gjithë besimtarët:

“Lutuni për prindërit, për gjyshërit, për fëmijët e sëmurë” – kërkoi Papa – “lutuni gjithmonë dhe, mbi të gjitha, për paqen, që të mos ketë luftëra”. “Çfarë po bënte Shpirti Shenjt?” pyeti përsëri Papa, përpara se të vazhdonte kremtimin e Meshës. “Ai na shoqëronte” përgjigjen fëmijët në kor.

Pas lutjes së Engjëllit të Zotit dhe monologut të regjisorit dhe aktorit fitues të Çmimit Oskar, Roberto Benigni, Françesku caktoi takimin për Ditën e dytë Botërore të Fëmijëve, e cila do të kremtohet në shtator 2026.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë
Para 40 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81 lekë

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026
Para 40 minutash

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër
Para 40 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Durrës e Shkodër

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 7 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 7 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 10 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 12 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 7 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.