Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 08:53 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur besimin se Kombëtarja shqiptare ka potencialin për të siguruar një tjetër kualifikim në Kampionatin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa i shkruan nuncit në Rusi: Lufta, plagë e rëndë, shkaktuar familjes njerëzore

Aktualitet E diel, 15 Dhjetor 2024 10:08
Papa i shkruan nuncit në Rusi: Lufta, plagë e rëndë, shkaktuar familjes njerëzore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papa Françesku merr sërish kartë e penë për të shkruar, siç bëri më 19 nëntor me nuncin në Ukrainë, një letër për përfaqësuesin e tij në Federatën Ruse, imzot Giovanni d’Aniello. Ati i Shenjtë shpreh dhimbjen për luftën sfilitëse e tejet të zgjatur, “plagë serioze, shkaktuar familjes njerëzore”, për të inkurajuar më pas “përpjekje të reja diplomatike”, që i vënë fre konfliktit dhe çojnë drejt paqes.

“Shpresoj që përpjekjet humanitare në favor të më të brishtëve t’u hapin rrugën përpjekjeve të reja diplomatike, të nevojshme për të ndalur vazhdimin e konfliktit dhe për të arritur paqen e shumëpritur”.

Pranë kujtdo që vuan

Fatkeqësisht, paqja e shumëpritur, më se një mijë ditë pas fillimit të agresionit rus, duket ende larg. Në gati tri vjet bombardime, vrasje, plagosje, burgime, numri i të vdekurve ka arritur në qindra mijëra dhe një lumë lotësh është derdhur nga familjet. Françesku dëshiron t’u qëndrojë pranë të dy popujve, si atij ukrainas, ashtu edhe atij rus, duke u bërë zëri i dhimbjes së “dhjetëra mijëra nënave, baballarëve dhe fëmijëve, që vajtojnë të afërmit e tyre të rënë në luftë, ose që janë në ankth për të zhdukurit, robërit a të plagosurit, ushtarakë a civilë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Britma e tyre lartohet deri tek Zoti, duke kërkuar paqen në vend të luftës, dialogun në vend të krismave të armëve, solidaritetin në vend të interesave të pjesshme, sepse nuk mund të bëhen kurrë vrasje, në emër të Zotit”.

Fjodor Dostojevski dhe romani “Vëllezërit Karamazov” 

“Zgjatja e dhimbshme e kësaj lufte na sfidon urgjentisht, duke na bërë thirrje të reflektojmë së bashku si t’ua lehtësojmë dhimbjen të prekurve prej saj dhe të arrijmë paqen”, shkruan Papa në letrën e 12 dhjetorit, që u bë e njohur sot, 14 dhjetor. Lajmet për bombardime e civilë të vrarë nën bomba, për furnizimet me armë dhe për mungësën e një armëpushimi, që duket se nuk ka ndërmend të mbërrijë, e shqetësojnë jashtëzakonisht Papën. E denoncon këtë gjendje, duke përdorur kulturën ruse e duke përmendur një nga autorët më të dashur për të, Fjodor Dostojevskin dhe romanin e tij “Vëllezërit Karamazov”. Në veçanti, kujton dialogun e kapitullit të katërt të Librit V, në të cilin Ivani, njëri nga vëllezërit, i shpjegon Aljoshës se ai e refuzon botën e Zotit, për shkak të vuajtjeve njerëzore, veçanërisht të fëmijëve. Skenë e cituar disa herë nga Papa në këto vite të papnisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Vuajtja, që u shkaktohet të pafajshmëve, është denoncim i fuqishëm kundër çdo forme të dhunës”.

Të përtërihen përpjekjet diplomatike

Papa Françesku shkruan se bashkohet me thirrjen e të vuajturve, që e kanë “zemrën e thyer për jetët e ndërprera, për shkatërrimet e mizoritë”, duke pasur parasysh “plagën e rëndë, që i ka shkaktuar familjes njerëzore kjo luftë”. Së bashku me kërkesën për përpjekje të reja diplomatike, në favor të paqes, Ati i Shenjtë kujton fjalët e “një njeriu të urtë të Zotit, aq të dashur për popullin rus”, Shën Serafimit të Sarovit: “Përvetëso frymën e paqes dhe mijëra rreth teje do të shpëtohen”.

Mund t'ju interesojë

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar ...

Para 52 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 2 orësh

Përmes nuncit në Rusi, Papa e fton “çdo njeri vullnetmirë të bashkohet në lutjen drejtuar Zotit për dhuratën e paqes dhe në impenjimin për të kontribuar në këtë qëllim fisnik, për të mirën e mbarë njerëzimit”.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 3 minutash

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet
Para 52 minutash

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 11 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 10 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 13 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 11 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.