Papa mesazh vendeve të BE: Keni në dorë fatet e botës. Nuk është koha për egoizëm

Për herë të parë në histori, Papa Francesku ka kremtuar Pashkët dhe ka dhënë mesazhin “Urbi et Orbi” në sheshin bosh të bazilikatës së Shën Pjetrit.

Apeli i Atit të Shenjtë ishte për tu dhënë fund vuajtjeve që i ka sjellë njerëzit pandemia e koronavirusit. Një mesazh i veçantë ishte për vendet e Bashkimit Europian. “Sot Bashkimi Europian ka përballë tij një sfidë epokale, nga e cila nuk varet vetëm e ardhmja e BE, por e ardhmja e gjithë botës. Të mos humbasim rastin për të dhënë më shumë solidaritet edhe duke shkuar drejt zgjedhjeve inovative”, është shprehur Papa Francesku.

Ati i Shenjtë u shpreh se është koha për solidaritet ndërkombëtar. “Alternativa tjetër (veç solidaritetit) është egoizmi i interesave të veçantë dhe kthimi drejt së kaluarës me rrezikun për të vënë në provë të vështirë bashkëjetesën paqësore dhe zhvillimin e gjeneratave të ardhshme”,- tha Papa Francesku.

Në mesazhin “Urbi et Orbi” drejtuar botës, Papa Françeku u shpreh se pandemia ka vënë në provë të vështirë njerëzimin, por shpresa nuk duhet humbur asnjëherë.

“Për shumë njerëz kjo është një Pashkë vetmie, që po përjetohet mes vuajtjeve dhe shumë fatkeqësive që ka sjellë pandemia, që nga dhimbjet fizike dhe deri te vuajtjet ekonomike. Mendimi im shkon sot për ata që janë goditur nga koronavirusi; të sëmurët, ata që kanë humbur jetën dhe te familjarët që sot qajnë për humbjen e të afërmeve të tyre dhe që nuk arritën as që t’u japin lamtumirën e fundit”,- tha Papa Francesku. Ai shtoi se “kjo nuk është kohë ndarjesh”.

VIDEO/Mesazhi i Papës në Meshën e Pashkëve në Bazilikatën e Shën Pjetrit

Vatican Media Live

SHKARKO APP