Para dhe seks/ Skandali në Universitetin Bujqësor, Prokuroria dorëzon dosjen në gjykatë për dy sekserët

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe i dorëzoi gjykatës dosjen penale ndaj Besim Nasufit dhe Elison Rotës, të cilët kryenin rolin e sekserit në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Ata u arrestuan më 7 shtator të këtij viti.

Ndaj tyre, prokuroria ka ngritur akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”. Sipas prokurorisë nga hetimet rezulton e provuar se dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në intervale të ndryshme kohor kanë marrë ryshfet nga studentëve të ndryshëm, me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqësor, për sigurimin e notave kaluese.

Madje, Besim Nasufi u filmua edhe teksa kërkonte favore seksuale një studenteje, në këmbim të një note kaluese, nëse vajza nuk kishte mundësi të paguante. Skandali në fjalë u transmetua në emisionin “Fiks Fare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

(m.k/News24/BalkanWeb)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?