Parandalohet atentati në Sarandë, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, Konispol.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gj., 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?