Parashikimi i motit për javën në vijim, acar dhe temperatura deri në -7°C

Moti ndryshon me fillimin e javës së re.

Ditën e hënë pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht në zonat malore. Reshje lokale bore me intensitet të ulët përgjatë zonave malore të vendit.

Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, filimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qendrore të vendit. Në lartësin mbi 600-700 metra në jug dhe juglindje reshje bore.

Ditën e enjte parashikohet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në jug të vendit, në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ditën e premte pritet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në zonat malore të vendit reshje bore me intensitet të ulët. Era do të jetë nga kuadrati i jugut deri në mesjavë e më pas kthen nga verilindja me shpejtësi mesatare 2-7m/s, e hera-herës fiton shpjetësi deri në 12-15m/s.

SHKARKO APP