Parkim tjetër nëntokësor, në Tiranë
Në portalin për Prokurime Transparente janë shtuar dy pasaporta interesante për tenderime investime publike në bashkinë e Tiranës.
Pasaportat përkojnë me punë publike dhe ato janë 1. Tenderi për Rikonceptim i parkut të lojërave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit (këndi i Lojërave 7 Xhuxhat) dhe Ndërtimi i Sallës së Koncerteve pranë Liceut Artistik Jordan Misja.
Bashkia e Tiranës sapo ka shpallur tenderin e hapur për një parkim nëntokësor dy kate në zonën ku sot ndodhet këndi i lojërave (me pagesë) Rruga e Elbasanit. Hapësira për ndërtim është parashikuar 3087.7m2. sistemi nëntokësor do të ketë lidhje me shkallë dhe ashensor. Këndi i lojërave do të vazhdojë të funksionojë. Objekti Rikonceptim i parkut të lojërave të fëmijëve dhe parkim publik 2 kate nën tokë në rrugën e Elbasanit. Vlera e parashikuar nga bashkia si fond limit për këtë tender është 276 503 894 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion e pesëqind e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër ) Lekë pa TVSH.
Në pasaportën e këtij tenderi janë vendosur edhe dokumente standarde të pjesëmarrjes në tender për shoqëritë e ndërtimit, raporti teknik, specifikimet teknike etj. Si kriter për kompaninë që kualifikohet për pjesëmarrje në garë është ekzistenca e 7 inxhinierëve të specifikave të ndryshme, 11 Licencave për lloje të ndryshme ndërhyrjesh dhe punimesh, 120 punëtorë në vitin e fundit dhe një drejtues punimesh me eksperiencë mbi 20 vite në sektorin e ndërtimit. Gjithashtu një kriter tepër kufizues është kriteri që kualifikon vetëm kompani që kanë të paktën një kontratë të vetme gjatë tre viteve të fundit me vlerë mbi 50% e vlerës së kontratës aktuale dhe të paktën dyfish vlerë punimesh të ngjashme të kontraktuar po në tre vitet e fundit. Afati për dorëzimin e dokumentacionit për garë është 1 nëntori ndërsa afati për të përfunduar parkimin është 24 muaj apo 2 vite nga data e nënshkrimit të kontratës. Më parë Bashkia e Tiranës ka tenderuar me vlerë të ndashme parkimin nëntokësor tek Sheshi “Skënderbej” , kontratë publike e fituar nga kompania FUSHA shpk.
Një tender tjetër është ai për ndërtimin e Sallës së Koncerteve tek Liceu Artistik Jordan Misja. Ky tender ka vlerën 98 206 643 lekë dhe afat për përfundimin e punimeve 12 muaj pas lidhjes së kontratës. Afati për paraqitjen e dokumentacionit në garë është 20 tetori. Pasaporta e tenderit është tek faqja për Prokurime Transparente.
j

