Parkimi, vlonjati s’pranon gjobën sherr me grushta me punonjësit
Tre punonjës të kompanisë ‘Tiss Park’, kompania koncesionare që merret me parkingjet në qytetin e Vlorës janë shoqëruar në polici pas një sherri me një qytetar.
Sherri ka nisur pasi një punonjës i kompanisë i ka vendosur bllokues gome makinës në pronësi të Edi Alikajt pasi ky i fundit nuk ka prerë biletën.
Alikaj kishte parkuar makinën prej një kohe të gjatë ndërkohë kishte refuzuar t’u paguante tarifën e detyrueshme prej 500 lekësh. Për këtë arsye sherri ka degraduar në dhunë fizike dhe goditje me sende të forta.
Alikaj, ka kundërshtuar që në fillim kundër dhënies me koncesion të parkingjeve në qytetin e Vlorës. Ai ka marrë pjesë në protestë të shumta të bëra nga vlonjate që kërkonin rishikimin e të gjitha gjitha tarifat e vendosura nga kjo kompani.
/shqiptarja.com/

