Parku i madh i liqenit, festa për fundvitin deri më 31 dhjetor

Fundjavat deri në fundvit do të  hapin dyert e kopshtit zoologjik për fëmijët dhe familjet e kryeqytetit, ku përveç vizitës së kafshëve që ndodhen në kopështin zoologjik, ofrohen edhe programe argëtimi dhe shpërndarje dhuratash, sidmos për fëmijët e familejve në nevojë.

Blendi Gonxhe, Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, u shpreh se realizimi i këtij projekti për fundivitin ka ma rrë 15 muaj përgatitje nga ana e stafit.

‘’Sot është një ditë ndryshe në Tirana Zoo Park ku oborri përpara tij është kthyer në një hapësirë publike. Kemi hapur dyert për qytetarët, frekuentusit e parkut, por edhe për punëtorët, për shtresën më të munduar në këto 1 vit  gjysëm së bashku’’, u shpreh Gonxhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parku i  Madh i Liqenit u  “pushtua” nga aktivitetet kushtuar familjes, ku midis të tjerave hyrja për në kopshtin zoologjik ishte falas, ndërsa përfaqësues të klubeve të dnryshme kanë ofruar tavolinat e mbledhjes së fondeve për fëmijët me aftësi të kufizura.

Swiss Digital Mobile Reklama

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?