Pas deklaratës të fortë nga Macron, reagon Stoltenberg: Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca nuk ka në plan të dërgojë trupa në Ukrainë, duke prerë kështu pretendimet e disa vendeve perëndimor që po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në terren.
NATO-ja si aleancë nuk e furnizon Ukrainën me mjete luftarake, por e mbështet me pajisje mjekësore, uniforma dhe pajisje për periudhën e dimrit. Disa vende anëtare të NATO-s kanë dërguar armë dhe municione përmes marrëveshjeve bilaterale, apo shumëpalëshe. Çdo vendim që NATO-ja të dërgojë trupa duhet të mbështetet në mënyrë të njëzëshme nga të gjitha vendet anëtare.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të hënën se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet përjashtuar në të ardhmen, ndërsa po shënohet viti i tretë i sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia.