Pas derrave, spitali vizitohet nga qentë e rrugës

Në spitalin e Gjirokastrës mund të të zinin sytë edhe ndonjë derr, ndërsa sot mund të të ndodhë të ndeshesh me ndonjë qen. Disa qen të rrugës frekuentojnë përditë ambientet e brendshme të të vetmit spital rajonal në jug të vendit.

Kjo foto dëshmon qartë sesi njëri prej qenve, është shkëputur nge qentë e tjerë, dhe i është vënë pas tre personave teksa ngjitin shkallët e këtij institucioni, duke u drejtuar për në katin e dytë për tek Reparti i Kirurgjisë.

Kujtojmë se Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ka kontratë të lidhur me kompani Sigurimi Objektesh dhe rrjedhimisht duhet të jetë i mbrojtur nga ardhja e endacakëve të padëshiruar. Mirëpo duket se qentë kanë dalë më të fortë se rojet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?