Pas të nxehtit përvëlues, Korça përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi

Pas disa ditësh me temperatura të larta, Korça është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu dhe stuhi.

Ndryshimi i motit ka qenë i menjëhershëm, me reshjet që nisën brenda pak minutash dhe u shoqëruan me erëra të forta, duke sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.

Shiu intensiv ka krijuar një kontrast të fortë me temperaturat e larta dhe vapën që kishte karakterizuar ditët e fundit në qytetin juglindor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata atmosferike vijon të jetë e paqëndrueshme në zonë, ndërsa reshjet dhe stuhitë kanë shënuar një kthesë të papritur të motit pas periudhës së nxehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?