Pas urdhrit të Ramës, vjen dorëheqja e parë në rang drejtori në AKU

Pak minuta pasi 360grade.al publikoi lajmin se asnjë drejtor nuk ka dhënë dorëheqjen, ka ardhur dhe largimi i parë nga AKU. Por rreth orës 11:30′ minuta në zyrën e drejtorit të Përgjitshëm të AKU-së, është paraqitur dorëheqja e drejtorit, tashmë ish-drejtorit të AKU Tiranë, z. Armand Uruçi.

Lajmi i publikuar nga 360grade. al në orën 10:30

Të hënën kryeministri Edi Rama mblodhi drejtorët e Autoritetit Kombëtarë Ushqimorë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe teksa i prezantonte drejtorin e ri të përgjithshëm, kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve rajonal. Argumenti, që përdori Kryeministri për këtë ishte i bazuar tek korrupsioni, pa-aftësia për ta realizuar punën siç duhet dhe abuzimi me detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme, absurde në tërësinë e tyre, që e kanë bërë këtë institucion një problem kombëtar. Ky është një institucion që vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dyqane dhe tregtarë të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet”, tha Kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe këtu ndër ju ka plot njerëz që duhet ta kuptojnë vetë që duhet të largohen vetë, për shkak të faktit se kanë ardhur si rezultat i partive dhe jo si rezultat i ndonjë lidhjeje profesionale, apo emocionale me këtë fushë të veprimtarisë së shtetit, që është një fushë e minuar nga të katër anët, edhe për shkak se AKU është degraduar aty ku s’thuhet.

Besoj se të gjithë drejtorët e AKU-së duhet të rivihen në provë dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre duhet të ikin vetë. E dini vetë si keni ardhur, kush ju ka sjellë, pse ju ka sjellë dhe pse nuk mund të jeni drejtorë të AKU-së. Kjo është e vetëkuptueshme, kështu që s’ka nevojë ta zgjasim. Ndërkohë, ata që janë në këto pozicione si rezultat i arsimimit të tyre, si rezultat i profesionalizimit dhe eksperiencës së tyre do të rivihen në provë dhe do të kenë gjithë kohën e nevojshme, por jo të pafundme, për të provuar që janë njerëzit e duhur në vendin e duhur.

AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Një vatër e infektuar nga korrupsioni dhe një vatër ku gjobëvënia për qëllime korruptive është standard. Sigurisht, unë nuk kam as ndërmend dhe as arsye të akuzoj drejtpërdrejtë askënd këtu prej jush, por ju e dini shumë mirë se për çfarë po flas dhe natyrisht, edhe mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni. Kjo është e qartë, besoj”, tha Rama ndër të tjera, duke i kërkuar pra, dorëheqjen drejtorëve aktual rajonal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?